Fjalori
ÇUPURIT

ÇUPURÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz dheun a plehrat me kthetra (kryesisht për pulën). Pulat çupuritnin dheun. E kanë çupuritur pulat bahçen.
2. jokal., fig. Kërkoj për të zhbiruar një çështje. Nuk kamdrejtëçupurit për këtë gjë. Kudoçupurit, nuk vjen erë e mirë.
Sin.: çapërlit, rrëmih, shpupurish.


Rezultate të ngjashme

►ÇUPURÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Hapem; nis të flas a të tregoj. Nuk çupuritet aq lehtë. 2. Bëhet e qartë diçka, zbulohet. Shumë gjëra kanë filluar të çupuriten. Fjalët çup…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUPURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çupurit diçka ose kur çupuritem. Sin.: çapërlitje, rrëmihje, shpupurishje, zhbirim, hulumtim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUPURÍTUR (i, e) mb. Që është shpupurishur me kthetra, që është çupuritur. Dheu i çupuritur i kotecit. Lëmsh leshi i çupuritur.2. fig. I zbuluar, i zhbiruar. Çështje e çupuritur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUPURÍTËS,~E mb. Që kërkon të zhbirojë a të zbulojë më shumë për një çështje, që çupurit. Vështrim çupuritës. Njeri çupuritës. Sin.: zhbirues, hulumtues, kërkues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.