Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë deri në moshën e pjekurisë, gocë. Çupë e vogël. Çupë e mirë (e zgjuar, e bukur). Çupat e fshatit. Lindi çupë. Qëndisma s’është vetëm punë çupash. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPËLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Çupë e vogël. Çupëlinat e shtëpisë. 2. fig., tall. Vajzë a grua që vepron a sillet si fëmijë. Merret me çupëlina. Nuk u zë besë çupëlinave.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPËRÍ,~A f. 1. Vajzëri. Koha e çupërisë. Rrobat e çupërisë. Në lule të çupërisë. Si në çupëri. Dua fustane çupërie.2. përmb. Tërësia e çupave, gjithë çupat. U mblodh çupëria. Rri …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPËRÍSHT ndaj., bised. Ashtu si bëjnë çupat, si në çupëri; vajzërisht. Vishet çupërisht. Gjallëria çupërisht e trupit të saj. Ajo buzëqeshi çupërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPËRLÍNK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lloj krimbi mëndafshi. Çupërlinkat në degët e manit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇUPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mbetem e pamartuar. U çupërova në shtëpinë e hallës, larg familjes. Donte të çupërohej gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Jetoj e pamartuar. Kam ndërmend të çupëroj gjatë. Çupëroi edhe ca vite, se priste të martohej e motra.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPËRÚAR,~IT (të) as. Mënyrë jetese si e pamartuar. Të çupëruarit e dikurshëm ishte përgatitje për t’u martuar. E kishte qëndisur në të çupëruarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚPËS ndaj. Duke luajtur një lojë vajzash me pesë guralecë. Luaj çupës. 2. Guraçokthi.✱Sin.: guraçokthi, çokëz, çokthi, guralecash.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë