Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇUP ndajf. Kas, këmbëpërpjetë. Ra çup.
ÇUP,~Ë mb. 1. Që i ka veshët të shkurtër; curr. Dash çup. Dele çupë. Dhia kafe ishte çupë.
2. Që nuk ka fare brirë, shyt. Dash çup. Cjapi çup turfulloi.
3. Që e ka bishtin a një gjymtyrë të trupit të prerë, cung. E ka bishtin çup. Ia bëri këmbën çupë.
4. Që e ka kallirin pa thekë (për të lashtat). Grurë çup. Elb çup.
5. Tek, i vetëm. Lis çup. Rrapi çup në mes të arës.
6. Që është qethur krejt, tullac. Ma bëri kokën çupë. - Qethja çup kryet!
7. si em. Bagëti që ka veshë të shkurtër ose është pa brirë.
✱Sin.: curr, shyt, cung, tek, i vetëm, tullac.
CUP ndajf. Tek. - Çift a cup?
ÇÚP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Cullufe flokësh. Djalë me çupe. Mbahej në çupen e kalit. ✱Sin.: cullufe, çepkë, çumër.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Cungim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtambë për ujë me vjegë të thyer. Një plakë me një çupinë në dorë. Kishte vendosur mbi raft qypa, vazo, çupina. 2. Zog pa pupla në ditët e para të jet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUPÍT (ÇUPÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Ha diçka nga pak, nduk; çukit. Dhentë po çupitin. E kanë çupitur pulat. Kam një dëshirë për të çupitur. Duke çupitur fara bostani.2. E brej diçk…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚPK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Dele veshshkurtër. Duhet qethur çupka. Blegërima e çupkës.2. Vegjë e enës. Ishte thyer çupka.3. Kungullujës. ✱Sin.: vegjë, kungullujës, çupallkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚPK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT përk. Çupë e vogël. Çupka e vogël dhe e pafajshme. Nëna të ka çupkë me kimet. Kemi çupka gjumashe këtu.✱Sin.: çupëlinë, vashëz, çupëz, çupulkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Cungoj. I çupoi degët. Nuk di të krasitë ai, por i çupon pemët. Mos e çupo limonin.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë deri në moshën e pjekurisë, gocë. Çupë e vogël. Çupë e mirë (e zgjuar, e bukur). Çupat e fshatit. Lindi çupë. Qëndisma s’është vetëm punë çupash. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚPËS ndaj. Duke luajtur një lojë vajzash me pesë guralecë. Luaj çupës. 2. Guraçokthi.✱Sin.: guraçokthi, çokëz, çokthi, guralecash.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT poet. Çupë e vogël. - Ku je nisur, çupëz flokartë? Për një çupëz lozonjare. Çupëz jam, ende njomishte.✱Sin.: çupëlinë, vashëz, çupkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë