Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇULL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbulesë e trashë prej leshit të dhisë; velenxë e trashë me thekë të gjatë. Çull i vjetër. Çull me (pa) thekë. Shtroj çullin. Mbulohem me çull. Iu hedh çul…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇULLÁK,~U m. Prehër. E mban në çullak. E kishte çullakun me mollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇULLAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që bën çulle. Shtëpia afër me një çullaxhi. Fshati kishte disa çullaxhinj.2. Njeri i keq e pa vlera. Largohu prej atij çullaxhiut.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚLLAZ ndajf. Duke luajtur një lojë barinjsh me shkopinj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇULLH/Á,~ÁI m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË vjet. Ai që punon në tezgjah.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚLLMË (i, e) mb. Që është në ngjyrë të përhime në kafe (për dhitë). Dhi e çullmë. Cjap i çullmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shikoj. E çullon tenxheren mos ka mbetur pak groshë. Nuk të çullon me sy. Kur të kap i nxehti, nuk çullon se çfarë bën.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇULLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mblidhem kruspull. Mu në prehër u çullos djali. U çullosën në thark. ✱Sin.: kruspullohem, strukem, mblidhem, mbështillem.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇULLÓSUR (i, e) mb. Që është mbledhur kruspull.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë