Fjalori
ÇUKITUR

ÇUKÍTUR (i, e) mb. 1.është i goditur a qukur me sqep, që është çukitur. Sytë e çukitur nga shpendët grabitqarë. Vilet e rrushit të çukitura nga zogjtë. Hurmat e pjekura por të çukitura.
2. është goditur me një send tjetër ose me daltë, që është gdhendur. Gurë i çukitur anash. Beton me granilçukitur. Të çukitura me një daltë me majë. Bordurat anësore paksa të çukitura.
3. është çjerrë apo gërvishtur. Triko e çukitur te mëngët. Pantallona të çukitura.
Sin.: i goditur, i qukur, i gdhendur, i çjerrë, i gërvishtur, i plagosur, i pickuar, i ndukur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ÇUKIT
ÇUKIT

ÇUKÍT (ÇUKÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. vet. v. III I bie me sqep diçkaje, quk e ha me sqep (për shpendët). Zogu (harabeli, sorra, korbi) çukit. Pula çukitidhe. Çukitën ca grurë (elb, mel). Një pikth çukiste diku sipër një druri. Një harabel çukiste jashtë dritares.
2. vet. v. III Kafshon a pickon lehtë e shpejt; thumbon. E çukiti gjarpri (nepërka). E çukitën grerat. çukiste miukokë tek ajo qeli.
3. Thyej a thërrmoj lehtë me një vegël koren e tokës. E çukitën arën. Çukiti me sqepar gjithë paraditen në kopsht.
4. Përpjek një send me një tjetër, çokas. Çukiste urët e zjarrit. Çukiste gotën me të gjithë. Çukis mokrat. Çukitixhamin e fotografisë.
5. Çjerr a gërvisht lehtë dikë; vras pak. Ia çukiti kokën. E çukitiqafë. Po e çukisnin pa mëshirë trupin e saj.
6. fig. E ngacmoj pak, e thumboj me fjalë. E çukiti pak i ati. U ndje se e çokitën me ato që i thanë.
7. vet. v. III E zë apo e prek lehtë një sëmundje që i lë pikla a njolla (zakonisht për bimët). Rrushin e ka çukitur pajaga. Pjeshkat i çukiti breshri.
E kanë çukitur *pulat (dikë) tall.
Sin.: quk, kafshon, thumbon, pickon, thërrmoj, çokas, çukat, përpjek, çjerr, nduk, gërvisht, ngacmoj, thumboj, qortoj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.