Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇUKÍT (ÇUKÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. vet. v. III I bie me sqep diçkaje, quk e ha me sqep (për shpendët). Zogu (harabeli, sorra, korbi) çukit. Pula çukiti në dhe. Çukitën ca grurë (elb, mel). Një pikth çukiste diku sipër një druri. Një harabel çukiste jashtë dritares.
2. vet. v. III Kafshon a pickon lehtë e shpejt; thumbon. E çukiti gjarpri (nepërka). E çukitën grerat. Më çukiste miu në kokë tek ajo qeli.
3. Thyej a thërrmoj lehtë me një vegël koren e tokës. E çukitën arën. Çukiti me sqepar gjithë paraditen në kopsht.
4. Përpjek një send me një tjetër, çokas. Çukiste urët e zjarrit. Çukiste gotën me të gjithë. Çukis mokrat. Çukiti në xhamin e fotografisë.
5. Çjerr a gërvisht lehtë dikë; vras pak. Ia çukiti kokën. E çukiti në qafë. Po e çukisnin pa mëshirë trupin e saj.
6. fig. E ngacmoj pak, e thumboj me fjalë. E çukiti pak i ati. U ndje se e çokitën me ato që i thanë.
7. vet. v. III E zë apo e prek lehtë një sëmundje që i lë pikla a njolla (zakonisht për bimët). Rrushin e ka çukitur pajaga. Pjeshkat i çukiti breshri.
♦ E kanë çukitur *pulat (dikë) tall.
✱Sin.: quk, kafshon, thumbon, pickon, thërrmoj, çokas, çukat, përpjek, çjerr, nduk, gërvisht, ngacmoj, thumboj, qortoj.
►ÇUKÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Çirrem e gërvishtem lehtë diku; vritem pak. U çukitën në ferra. U çukit në një shkëmb. U çukita duke hipur në tarracë. M’u çukitën gjunjët. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukit diçka ose kur çukitem. Çukitja e shpendëve. Qukapiku ndali çukitjen. Çukitja me sqep i çau një venë. 2. Tingulli që del kur çukit nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i goditur a qukur me sqep, që është çukitur. Sytë e çukitur nga shpendët grabitqarë. Vilet e rrushit të çukitura nga zogjtë. Hurmat e pjekura por të …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKÍTËS,~E mb. Që të çjerr a të gërvisht, që të çukit. Zogu çukitës. Gjarpri çukitës.✱Sin.: çjerrës, gërvishtës, thumbues, pickues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që të çjerr a të çukit. Çukitës me thikë. Kjo i shtyn që të kenë sa më shumë çukitës. Çukitës thërrimesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKÍMÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Çekiç për të mprehur kosën.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sqep.2. Zhurmë që dëgjohet nga çukitja e një shpendi. Një çukimë qukapiku ndihej në të rrallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKÍÇ,~E mb. Trazovaç. Djalë çukiç. Fëmijë çukiç.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë