Fjalori
ÇUKËZ

ÇÚKËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Mëze. Çukëza e pelës ishte ngjyrë kafe.
2. Kërriçe. Një çukëz zhgërryhej në pellg.


Rezultate të ngjashme

ÇÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Maja e një mali a e një kodre zakonisht e zhveshur; mal a kodër me majë të lartë. Çukat e maleve. Tri çukat e krahinës. Çuka e Tomorit. U ngjitëm çukave.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÚK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT krahin. 1. Guraçok. Çukla lumi. E qëlloi me çukël. Luaj me çukla luaj guraçokthi.2. Bimë e parritur mirë. Kastravecët ishin ca çukla ende. 3. Ahur. Lëvi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUKËLÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Alauda cristata) Laureshë. Klithma e çukëlarës. Tufa e çukëlarave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUKËLTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Çerdhukël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUKËRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmon kali. Çukërmimi i kalit. Kuajt tërhuzeshin me çukërmim. Mbi çukërmimin e mijëra thundrave të deveve.2. Zhurmë kur çukërmon kali o…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUKËRMÍT vep., ~A, ~UR 1. jokal. Çukërmoj. Prandaj çukërmit e gjuan me të prapmet. 2. kal. Rrokullis përdhe. Sin.: çukërmoj, rrëmih, shkrif, shkrifëroj, rrokullis.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUKËRMÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmit dheun a diçka; çukërmim. 2. Rrokullisje përdhe.Sin.: çukërmim, rrëmim, rrëmihje, shkrifërim, shkriftim, rrokullisje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUKËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III I bie tokës me thundër dhe e rrëmon pak (zakonisht për kuajt). Çukërmon me thundra. Çukërmon me këmbë në luginë. Kali çukërmonte t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇUKËRMÚAR (i, e) mb. Që është i shkrifëruar lehtë, që është çukërmuar. Lehë e çukërmuar. Një masë e zezë e çukërmuar në syprinë. Vumë re një plevicë të çukërmuar nga plumbat. Sin.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.