Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇUKËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III I bie tokës me thundër dhe e rrëmon pak (zakonisht për kuajt). Çukërmon me thundra. Çukërmon me këmbë në luginë. Kali çukërmonte tokën nga padurimi.
2. kal. Rrëmoj a shkrif lehtë me dorë ose me ndonjë vegël pune (për njerëzit). Çukërmon dheun (tokën). Çukërmon plehun. Çukërmon me këmbë (me kthetra). E çukërmoj me dorë (me shatë, me sqepar). E çukërmoi me gishtërinjtë e tij.
3. jokal. Përplas këmbët në tokë kur më bren diçka përbrenda. Çukërmon pa pushuar. E gjeti tek lotonte e çukërmonte tokën.
✱Sin.: rrëmoj, rrëmih, shkrif, shkrifëroj, çukërmit.
ÇUKËRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmon kali. Çukërmimi i kalit. Kuajt tërhuzeshin me çukërmim. Mbi çukërmimin e mijëra thundrave të deveve.2. Zhurmë kur çukërmon kali o…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRMÍT vep., ~A, ~UR 1. jokal. Çukërmoj. Prandaj çukërmit e gjuan me të prapmet. 2. kal. Rrokullis përdhe. ✱Sin.: çukërmoj, rrëmih, shkrif, shkrifëroj, rrokullis.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRMÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmit dheun a diçka; çukërmim. 2. Rrokullisje përdhe.✱Sin.: çukërmim, rrëmim, rrëmihje, shkrifërim, shkriftim, rrokullisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III I bie tokës me thundër dhe e rrëmon pak (zakonisht për kuajt). Çukërmon me thundra. Çukërmon me këmbë në luginë. Kali çukërmonte t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë