Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CÚK/ËL,~LA f., kryes. sh. ~LA, ~LAT 1. Fundërrinat e leshit, të pambukut ose të mëndafshit, që mbeten si tufa të vogla pas shkriftimit; bishta flokësh ose leshi pas qethjes. Cukël leshi. Cukël pambuku.
2. Copë e vogël, që mbetet kur presim një rrobë ose diçka tjetër; rreckë. Top cuklash. I veshur me cukla.
ÇUKËLÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Alauda cristata) Laureshë. Klithma e çukëlarës. Tufa e çukëlarave.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËLTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Çerdhukël.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Maja e një mali a e një kodre zakonisht e zhveshur; mal a kodër me majë të lartë. Çukat e maleve. Tri çukat e krahinës. Çuka e Tomorit. U ngjitëm çukave.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmon kali. Çukërmimi i kalit. Kuajt tërhuzeshin me çukërmim. Mbi çukërmimin e mijëra thundrave të deveve.2. Zhurmë kur çukërmon kali o…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRMÍT vep., ~A, ~UR 1. jokal. Çukërmoj. Prandaj çukërmit e gjuan me të prapmet. 2. kal. Rrokullis përdhe. ✱Sin.: çukërmoj, rrëmih, shkrif, shkrifëroj, rrokullis.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRMÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmit dheun a diçka; çukërmim. 2. Rrokullisje përdhe.✱Sin.: çukërmim, rrëmim, rrëmihje, shkrifërim, shkriftim, rrokullisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III I bie tokës me thundër dhe e rrëmon pak (zakonisht për kuajt). Çukërmon me thundra. Çukërmon me këmbë në luginë. Kali çukërmonte t…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUKËRMÚAR (i, e) mb. Që është i shkrifëruar lehtë, që është çukërmuar. Lehë e çukërmuar. Një masë e zezë e çukërmuar në syprinë. Vumë re një plevicë të çukërmuar nga plumbat. ✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚKËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Mëze. Çukëza e pelës ishte ngjyrë kafe.2. Kërriçe. Një çukëz zhgërryhej në pellg.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚKËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT Gurë i thepisur në majë të malit a kodrës. Mbërritëm te çukëza dhe filluam gërmimet. Shikoi nga çukëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë