Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇUDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më vjen çudi, nuk e besoj diçka; habitem. Çuditem me të. U çudita fort (tepër). U çudita kur e pashë. S’ka gjë për t’u çuditur. Çuditem si nuk e kuptoni këtë. Nuk është për t’u çuditur që... U çudita me egërsinë e zërit tim.
2. vetv. Mbetem pa fjalë përpara diçkaje të jashtëzakonshme ose shumë të mirë, mahnitem. U çudit gjithë bota (fshati...). Çuditem se si orientohesh në këtë tymnajë. Të gjithë çuditeshin me shqiponjën.
♦ Nuk është për t’u çuditur edhe mund të ndodhë, ka të ngjarë, s’është e pamundshme, mos u çudit po ngjau; s’është çudi.
✱Sin.: habitem, mahnitem, shtangem, mrekullohem, magjepsem.
ÇUDÍT (ÇUDÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I ngjall çudi dikujt, habit. Më çuditi ky lajm. Po më çudit me këto që thua. Do të më çudiste po të... nuk më besohet që... Kjo nuk më çudiste. E çudiste edhe qetësia e thellë e asaj dite.
2. E lë pa fjalë dikë me diçka të jashtëzakonshme ose shumë të mirë, e mahnit. Çuditi gjithë botën. I çuditi të gjithë. I çuditi me aftësinë (me bukurinë...). Talentet shqiptare çuditin juritë e huaja. Ç’na çudite! iron. nuk na the asgjë të veçantë!
✱Sin.: habit, mahnit, shtang, mrekulloj, magjeps.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë