Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇUDIBËRËS,~E mb. 1. Që bën punë a vepra të jashtëzakonshme e mahnitëse, që bën çudira. Njeri çudibërës. Aparat çudibërës. Mendjet më çudibërëse të njerëzimit.
2. Që ka ndikim të jashtëzakonshëm ose forcë të veçantë, i mrekullueshëm. Ilaç çudibërës. Ujë çudibërës. Mjekime çudibërëse. Përfytyrohet sikur ka veti çudibërëse. Qumështi i saj është çudibërës.
3. fet. Që ka forcë vepruese të mbinatyrshme. Fuqi çudibërëse. Vinin dervishët më çudibërës. Ti je një Zot çudibërës.
✱Sin.: mahnitës, i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm.
ÇUDIBËRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bën punë a vepra të jashtëzakonshme e mahnitëse. Çudibërësit e shkencës (e teknikës). Qyteti ka çudibërësin e vetëm. Çudibërësi energjik dhe mjekun e jashtëzakonshëm.
2. vjet. Ai që ka forcë vepruese të mbinatyrshme. Çudibërësi shenjtor. Ajo madhështon çudibërësin e saj.
3. Magjistar.
✱Sin.: magjistar, çudnar.
ÇUDIBËRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që bën punë a vepra të jashtëzakonshme e mahnitëse. Dashuria është çudibërësja e vërtetë. Proteina, çudibërësja në trupin e njeriut.2. fet. Aj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUDIBËRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Punë e vepër që bëhet në mënyrë të çuditshme. Çudibërja e një metamorfoze. Shpresa në çudibërje të qeveritarëve. Nuk ka as magji, as mjete për çudib…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë