Fjalori
ÇUBE

ÇUBÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Koshere bletësh. Porositi një çube. Lëndina plot çube.
Sin.: koshere, çubinë.

ÇUBË

ÇÚB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kaçubë. U fsheh pas çubës. Kërceu mbas një çube dhe vuri armënshenjë. Shijoi pamjen e çdo peme e çube.
2. Tufë. Çubë e gjatë (e dendur). Çubë flokësh. Çubë bari.
3. krahin. Kapule misri. Çubat e misrit.
Sin.: kaçubë, çubajë, çufër, tufë, kapule, grumbull.

CUBE

CÚB/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET përk. Vajzë trime e kryelartë.

CUBE

CÚB/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Kafshë pa bisht.

CUBE

CÚB/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Revole, pistoletë, kobure e vogël.

CUBË

CÚB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Dele a kafshë tjetër me bishtprerë ose të shkurtër.
2. vjet. Pushkë e vjetër me tytëshkurtër. Cubë fëmijësh.

CUBË

CÚB/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Kaçubë. Për siguri priti pak pas një cube. Sa po flladiteshin, lepuri doli prej një cube dhe kaloi fishk. Mori zjarr një cubë.

CUBË

CÚB/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Vegël e drunjtë për të shtypur oriz.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.