Fjalori
ÇUBË

ÇÚB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kaçubë. U fsheh pas çubës. Kërceu mbas një çube dhe vuri armënshenjë. Shijoi pamjen e çdo peme e çube.
2. Tufë. Çubë e gjatë (e dendur). Çubë flokësh. Çubë bari.
3. krahin. Kapule misri. Çubat e misrit.
Sin.: kaçubë, çubajë, çufër, tufë, kapule, grumbull.

ÇUBE

ÇUBÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Koshere bletësh. Porositi një çube. Lëndina plot çube.
Sin.: koshere, çubinë.

CUBE

CÚB/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET përk. Vajzë trime e kryelartë.

CUBE

CÚB/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Kafshë pa bisht.

CUBE

CÚB/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Revole, pistoletë, kobure e vogël.

CUBË

CÚB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Dele a kafshë tjetër me bishtprerë ose të shkurtër.
2. vjet. Pushkë e vjetër me tytëshkurtër. Cubë fëmijësh.

CUBË

CÚB/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Kaçubë. Për siguri priti pak pas një cube. Sa po flladiteshin, lepuri doli prej një cube dhe kaloi fishk. Mori zjarr një cubë.

CUBË

CÚB/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Vegël e drunjtë për të shtypur oriz.


Rezultate të ngjashme

ÇUBËBÁRDH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Galictis) Kafshë gjitare mishngrënëse sa një mace, me gëzof gri dhe me një tufë të bardhë qimesh në kokë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÚBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë e vogël bari. Tregoi me gisht çubëzat e barit. Ishte i mbuluar fare në barishte e çubëza.2. Tufë flokësh. Lëvizi me dorë çubëzën në kokë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.