Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÚAR,~ITII (të) as. 1. Çuarje, ngritje; kund. të ulurit. Lutja është të çuarit e mendjes dhe zemrës te Zoti. E kanë me përtesë të çuarit nga kafja. Një lëvizje e thjeshtë si të çuarit në këmbë.
2. Zgjim. Të çuarit herët në mëngjes s’ka të paguar.
3. fizio. Ngrehje (e organit seksual mashkullor).
✱Sin.: çuarje, ngritje, mëkëmbje, zgjim, ngrehje.
ÇOJI vep., ÇÓVA, ÇÚAR kal. 1. E marr me vete dhe e përcjell a e mbart me një mjet te dikush a deri diku, shpie. E çoi djalin në fshat. E çoi në shtëpi. E çoi në punë (në luftë). E çoj për dore. E çoj zvarrë.
2. E nis dikë në një vend për të kryer diçka, dërgoj; kund. sjell. Çoj në shkollë. E çoi me shërbim. I çoi krushqit. E çoi me lopë (me dhen).
3. E bart diçka deri te një vend ose deri te dikush për ta lënë atje; e nis me një njeri ose me një mënyrë tjetër deri diku ose deri te dikush, dërgoj; kund. sjell, bie. I çoj librin (gazetën). I çoj një letër (një telegram). I çova ca plaçka. I çoj kafen. I çoi të hajë e të pijë. I çoj me postë diçka. Ma ço me djalin. Ia çoj në shtëpi (në shkollë, në punë). E çoj në vend. I çuan me anije (me tren).
4. fig. E sjell fjalën rrotull; nuk përgjigjem qartë, nuk jap rrugëzgjidhje. E çoi bisedën nga dhëndri. - Ku ma çon muhabetin?
5. Ia bëj dikujt të njohur diçka nëpërmjet një njeriu ose me një mënyrë tjetër, njoftoj nga larg. I çoj fjalë (haber). I çoj zë për diçka. I çoj të fala (përshëndetje, urime).
6. E drejtoj diçka që të shkojë a të godasë në një vend ose në shenjë, dërgoj. Çoj topin në rrjetë. Çoj plumbin në tabelë. Çoj sytë (vështrimin) hedh sytë, shoh në një drejtim.
7. vet. v. III Lë të kalojë nëpër të në një drejtim të caktuar, shpie. Kanali e çon ujin shumë larg. Gypat e çojnë lëngun te kazanët. E çon rrymën elektrike deri në fshatrat më të largëta.
8. vet. v. III Të drejton në një vend të caktuar, të shpie. Rruga të çon në fshat. Kjo udhë të çon në Shkodër. - Ku të çon kjo kthesë? Të çon në veri (në jug).
9. fig. Udhëheq në një drejtim. E çoj drejt fitores. E çoi në rrugë të drejtë.
10. fig. Ndihmoj dikë që të përparojë, të ecë; shpie. Përpiqet ta çojë para.
11. Bëj që të arrijë në një përfundim a në një gjendje të caktuar; shpie. E çoi në litar (në greminë, në varr). E çoi në fitore (në shkatërrim të plotë). E çoi dëm diçka e prishi, e dëmtoi. Këtu të çon kokëfortësia (mendjemadhësia, pakujdesia).
12. E shpie deri në një cak a në një shkallë; zmadhoj deri në një sasi të caktuar. E çoi numrin e golave në pesë. E çoi në kulm. E çoj deri në fund. E çoj më tej (me përpara).
13. vet. v. III Më bën a më detyron të shkoj diku, më shpie. Më çon puna. Më çoi detyra. E çoi nevoja (halli).
14. Kaloj kohën; jetoj në një mënyrë të caktuar; rroj; shpie. E çon shumë mirë aty me ta. E çoi jetën në mërgim. - Si ia çoni andej? - Si ia çon me punë? Ka çuar jetë ka rrojtur mirë. - Si ia çoni me fqinjët? Ia çoj mirë (keq).
15. vet. v. III, jokal., bised. Përdoret diçka edhe për një farë kohe; rron. E çojnë edhe ca muaj këto këpucë. Nuk më kanë çuar shumë (gjatë).
16. bised. E vijoj a e zgjat diçka për një farë kohe; jokal. zgjat a vijon për një kohë të caktuar. E çoi gjatë bisedën. E çuan gjatë luftën. S’po e çojmë më tutje (më tej) nuk po e zgjatim më bisedën, po e lëmë me kaq.
17. bised. E gëlltit në grykë një ushqim; e shkoj poshtë a e thith në mushkëri. S’e çoj dot më bukën. Mezi e çoj duhanin e fortë.
18. bised. Drejtoj a ngas një kafshë pune ose një mjet transporti; nis. Çoj qetë (kuajt). Çoj biçikletën. E çoj makinën (veturën). S’di ta çojë mirë.
✱Sin.: shpie, dërgoj, nis, sjell, bart, marr, rroj, zgjat, vijon, përcjell, shkoj, drejtoj, udhëheq, zmadhoj, kaloj, gëlltit.
♦ E çoi prapa *botës (dikë). E çon (e bën, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E çoi (e dërgoi) prapa *diellit (dikë). E çoi në *djall (në dreq) (dikë a diçka) keq. bised. E çoi në dreq (në *djall) (dikë a diçka) keq. bised. Ia çon *fjollë (dikush). E çon (e shtie) *marrja (diku) mospërf. E çoj (e shpie) *mendjen (te dikush a te diçka). Ku të çon (ku të shpie) *mushka?! E çoj *pupë. E çoj më *tej (më tutje) (diçka). Nuk e çon (nuk e shtyn) më *tutje (dikush). E çoj në *vend (diçka).
ÇOJII vep., ÇÓVA, ÇÚAR kal. 1. Shkëput diçka nga toka a nga dyshemeja dhe e mbaj pezull në duar, marr diçka nga vendi i vet dhe e mbaj në dorë ose e vë më lart, ngre; kund. ul. Çoj thesin (barrën, valixhen). Çoj tezgën (vigun). Çoj dorezën e telefonit. E çoj peshë. Çoj lart.
2. Zhvendos në drejtimin nga poshtë lart. Çoj dorën (gishtin). Çoj kokën. Çoj grushtin. Çoj vetullat përpjetë.
3. Bëj që të ngrihet lart a më lart nga ç’është, ngre. Çon shumë pluhur (era). Çoj degën e pemës.
4. Bëj që të qëndrojë ngritur diçka që ishte e shtrirë, e varur dhe e kapur diku; ngre; kund. ul. Çoj rrasën. Çoj kapakun. Çoj jakën e palltos (e xhaketës). Çoj perdet. Çoj velat e barkës.
5. Kthej në gjendjen e mëparshme diçka që ishte rrëzuar a përmbysur; bëj që të ngrihet në këmbë, ngre. Çoj karriget (bankat, tryezat). E çoi gardhin. E çoi plakun.
6. E bëj që të lëvizë a të ngrihet nga vendi, ngre. Çoj nga vendi (nga karrigia). E çoj në mësim (në dërrasë të zezë) e thërres për t’u përgjigjur në mësim.
7. I prish gjumin dikujt; zgjoj. Çoj nga krevati (nga shtrati). E çoj nga gjumi. - Çoje djalin! E çoi herët (vonë).
8. gjah. Nxjerr nga strofka a nga një vend ku fshihej për të gjuajtur. Çoj rosat (shkurtat...). E çoi lepurin langoi.
9. E bëj diçka më të lartë nga sa ishte; ngre diçka. I çoi themelet mbi tokë. E çoj shtëpinë edhe një kat. Çojnë mullarë. I çojmë fitilat.
10. I shtoj madhësinë, vlerën, masën a shkallën diçkaje; ngre (edhe fig.) Çoj çmimin. Çoj rendimentin (prodhimin). E çoi moshën. I çoj moralin.
11. E bëj të dëgjohet më shumë, e bëj më të lartë a më të fortë; forcoj. Çoj zërin. Çoj radion.
12. fig. E bëj të përfshihet në një veprimtari të rëndësishme, frymëzoj për diçka, i jap zemër; ngre. Çuan popullin. I çoi në luftë.
13. fig. Lartësoj, ngre. E çoi në qiell me gjithë ato lëvdata.
14. bised. Heq diçka nga një vend dhe e shpie në një vend tjetër. Çoj tryezën heq enët dhe ushqimet nga tryeza pas të ngrënit.
15. fig. Rrit, përkujdesem për dikë. E çoi të mbesën me gjithë të mirat.
16. Bëj punimin e parë të tokës; lëroj, kthej. Çoj tokën (arën). Çoj ugarin.
17. fig. I ngjall a i shkaktoj diçka, zgjoj. Më çon mallin. I çon etjen. I çon vaj.
18. Tremb një zog a lepur; nxjerr nga strofka ose foleja. Zagari e çoi sakaq dhelprën. Gjëmimi i topit çoi një tufë zogjsh.
19. bised. Mbledh, grumbulloj. Çoj ushtri.
✱Sin.: ngre, shkëput, mbaj, zhvendos, kthej, lëviz, zgjoj, nxjerr, forcoj, frymëzoj, heq, shpie, lëroj, mbledh, grumbulloj.
♦ Çon (ngre) *dorë (dorën) (kundër dikujt a kundër diçkaje). Çoj (ngre) *gotën (kupën). E ka çuar (e ka ngritur) *hundën (përpjetë) (dikush). Nuk çon (nuk ngre) *kandar (diçka). E çoi (e ngriti) në (më) *këmbë (dikë a diçka). Çoi *kokën (kryet) (dikush). Çoi krye (*kokën) (dikush). Çoj (ngre) kupën (*gotën). E çoj (e ngre) *peshë (dikë). Nuk çon (nuk ngre) *peshë (diçka). E kanë çuar në *pyka (dikë).
ÇÚARJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çoj dikë a diçka diku ose kur çohet; dërgim. Synimi i politikave të jetë çuarja e Shqipërisë në Evropë. Çuarja e personit juridik drejt falim…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚARJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çoj dikë a diçka nga një vend ose kur çohem; ngritje; kund. ulje. Çuarja sa më lart e sigurisë ushqimore. Çuarja e dallgëve të detit në stuh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë