Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
CUC,~I m. sh. ~A, ~AT Kapuç gune.
ÇUÇÁN,~E mb. Hutaq. Djalë çuçan. - Mos rri si çuçan!
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚÇK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Koka e qepës. Qepët qenkan me çuçkë të madhe. Është koha kur qepa bën çuçkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÚÇK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT kryes. sh. Çuçurimë. Lërini çuçkat se po vijnë njerëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUÇL/ÉN vep., ~ÉU, ~ÝER jokal. Çuçlon.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUÇLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur çuçlojnë ujërat. Çuçlimi i shiut të verës. U ndje çuçlimi i kroit afër. 2. Çuçlimë.✱Sin.: çuçlimë, gurgullimë, shushurimë, shushuritje, murm…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUÇL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. Gurgullon lehtë, shushurit (për ujërat). Çuçlon kroi. Çuçlojnë dallgët e liqenit të qetë.✱Sin.: gurgullon, shushurit, murmurit, çuçlen.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUÇÚ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. Çuçurimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUÇÚK,~U f. sh. ~Ë, ~ËT Sqepi i një zogu a shpendi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUÇÚM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Carac. Druri i çuçumit nuk bën zjarr. Gjethe çuçumi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇUÇUÇÚ onom. Përdoret për të dhënë zhurmë e pëshpëritjeve të ëmbla ose të thashethemeve. U afruan kokë më kokë dhe folën çuçuçu në vesh. U zumë për qafe e folëm çuçuçu.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë