Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇRRÚDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më shtrihet lëkura që ka qenë me rrudha, më bëhet lëkura pa rrudha; kund. rrudhem. Më çrrudhet balli. Më çrrudhen duart. Çrrudhem në fytyrë.
2. vetv., vet. v. III. I hiqen rrudhat; përtërihet diçka e fishkur; kund. rrudhet. Çrrudhet shamia. Çrrudhen rrobat. Çrrudhet bima. Çrrudhen gjethet.
3. vetv., vet. v. III. Më hiqet nga goja ndijimi i athët e shtrëngues që shkaktojnë disa lëndë; kund. rrudhet. Më çrrudhet goja (gjuha). M’u çrrudh gjuha vetëm me ujë.
4. pës. e ÇRRUDH.
✱Sin.: shtrihet, shtendoset, përtërihet.
ÇRRUDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtrij lëkurën që ka qenë me rrudha; kund. rrudh. Çrrudh ballin. Çrrudh vetullat. Çrrudh fytyrën. Çrrudh sytë hap kapakët e syve.
2. Ia heq rrudhat diçkaje; kund. rrudh. Plaka çrrudh shaminë. Çrrudh këmishën me hekur. M’i çrrudh pak pantallonat. Çrrudh çarçafët.
3. vet. v. III. Bën që të hiqet nga goja ndijimi i athët e shtrëngues që shkaktojnë disa lëndë; kund. rrudh. E çrrudhi gjuhën. Mjalti ia çrrudhi gojën.
✱Sin.: shtrij, çrrudhos, shtendos.
ÇRRUDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtrij lëkurën që ka qenë me rrudha; kund. rrudh. Çrrudh ballin. Çrrudh vetullat. Çrrudh fytyrën. Çrrudh sytë hap kapakët e syve. 2. Ia heq rrudhat diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇRRÚDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çrrudh diçka ose kur çrrudhem; kund. rrudhje. Vitaminat e përdorura sjellin çrrudhjen e lëkurës.2. Gjendja kur çrrudh diçka ose kur çrrud…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇRRUDHÓS vep., ~A, ~UR kal. Çrrudh; kund. rrudhos. Të çrrudhoset pak balli.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇRRÚDHUR (i, e) mb. 1. Që i është shtrirë lëkura e rrudhur, që është çrrudhur; kund. i rrudhur. Botoksi ia kishte çrrudhur cepat e syve. 2. Që i janë hequr a shtrirë rrudhat (për r…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë