Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇREGJISTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Heq emrin nga një regjistër ose nga një listë që të mos ndjek më një shkollë a që të mos marr pjesë në një veprimtari; kund. regjistrohem. Çregjistrohem nga shkolla (nga kursi). I bëri thirrje aleatëve të çregjistrohen. Shumë subjekte janë çregjistruar këto vitet e fundit.
2. vetv., vet. v. III spec. I prishet vendosja e përpiktë për punë një vegle a një pjese tjetër të një makinerie; kund. regjistrohet. Çregjistrohen frenat. Çregjistrohet makina. Çregjistrohet thika e tornos.
3. pës. e ÇREGJISTRÓJ. Mjeti do të çregjistrohet nga Autoriteti Rrugor. Makinat para vitit 2000 do të çregjistrohen.
ÇREGJISTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Fshij ose heq diçka të shënuar në një regjistër a në listë; kund. regjistroj. Çregjistroj emrat. Çregjistroj librat. Çregjistroj ditët e punës. Çregjistroj martesën. Komisioni nuk e çregjistroi partinë.
2. I heq emrin dikujt nga një regjistër ose nga një listë; e largoj dikë nga shkolla a nga një veprimtari tjetër; kund. regjistroj. E çregjistruan nga shkolla. E çregjistruan nga lista. Nuk jam çregjistruar ende nga kursi.
3. Prish, shuaj a fshij diçka të regjistruar; kund. regjistroj. Çregjistroj një pjesë nga shiriti i magnetofonit.
4. spec. Prish vendosjen e përpiktë për punë të një vegle a të një pjese tjetër të një makinerie; kund. regjistroj. Çregjistroj frenat. Çregjistroj makinën. Çregjistroj thikën e tornos.
✱Sin.: fshij, prish, heq, shlyej, shuaj.
ÇREGJISTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çregjistroj diçka ose kur çregjistrohem; kund. regjistrim. Çregjistrimi i librave. Çregjistrimi i frenave. Çregjistrimi i emrave. Filloj ç…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇREGJISTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Fshij ose heq diçka të shënuar në një regjistër a në listë; kund. regjistroj. Çregjistroj emrat. Çregjistroj librat. Çregjistroj ditët e punës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇREGJISTRÚAR (i, e) mb. 1. Që është hequr nga regjistri ose nga ndonjë listë për të marrë pjesë në një veprimtari; që është çregjistruar; kund. i regjistruar. Nxënës të çregjistrua…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë