Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇORIENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çorientoj dikë a diçka ose kur çorientohem; kund. orientim. Çorientim i madh. Çorientim i përgjithshëm. Çorientimi i busullës. Çorientimi i skuadrës. Nga ky çorientim përfitojnë radikalët. Çorientimi i pacientëve.
2. Gjendja kur çorientohem; mungesë e orientimit; kund. orientim.
✱ Sin.: ngatërrim, mashtrim, shpërqendrim, çoroditje, çorganizim.
►ÇORIENT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngatërroj drejtimin që duhet të ndjek; humbas rrugën; kund. orientohem. Çorientohem në pyll. Çorientohem në errësirën e natës. Çorient…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORIENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I ngatërroj drejtimin nga duhet të shkojë, e fut në rrugë të gabuar dikë; kund. orientoj. E çorientoi në pyll. Përpiqesh ta çorientonte me ato l…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORIENTÚAR (i, e) mb. 1. Që ka ngatërruar drejtimin që duhej të ndiqte; që është çorientuar; kund. i orientuar. Kolonë e çorientuar. Filloi të lëvizë në mënyrë të çorientuar në dho…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORIENTÚES,~E mb. Që prish orientimin, që sjell pështjellim; që të çorienton; kund. orientues. Të dhëna çorientuese. Një lajm çorientues. Sistem çorientues. Bombë çorientuese.✱ Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORIENTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që të prish orientimin, që shkakton pështjellim; ai që të çorienton; kund. orientues. Çorientuesi i ndjenjave. Çorientuesi i radhës në mjegullimin e …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORIENTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që të prish orientimin, që shkakton pështjellim; ajo që të çorienton; kund. orientuese. Në libër flet për të shëmtuarën dhe çorientuesen si ves.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORIENTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund t’i prishet a mund të humbasë orientimin; që mund të çorientohet; kund. i orientueshëm. Koncepti që përdor, është i çorientueshëm. Përmbajtj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORIENTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të çorientuar; që çorienton të tjerët. Llomotit çorientueshëm. Ndikojnë çorientueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë