Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇORÁP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT edhe ~E, ~ET 1. Veshje për këmbën që thuret me dorë ose në makinë nga fije të materialeve të ndryshme. Çorapë të gjatë. Çorapë të qëndisur. Çorapë burrash (grash, fëmijësh). Çorapë leshi. Qafa e çorapit. Shputa e çorapit. Llastiku i çorapëve. Maja (thembra) e çorapit. Shtiza çorapësh. Një palë çorapë. Thur çorapë. Mbath çorapët. Heq çorapët.
2. Pjesa e poshtme e qimeve të këmbës me ngjyrë tjetër te kafshët shtëpiake. Dhi me çorapë. Mace me çorapë.
♦ M’u bë mendja çorap shih m’u bë mendja (koka) dhallë. E bëri çorap (diku a diçka) e bëri rrëmujë të madhe; i ngatërroi keq gjërat; e bëri lëmsh; e bëri lesh e li; e bëri çorbë; e bëri paçamur. E bëri çorap me lesh dhie (diçka) iron. shih e bëri lesh e li (diku a diçka). Ia bëj mendjen çorap (dikujt) shih ia bëj mendjen (kokën) dhallë (dikujt). S’është as për *furkë e as për çorap (dikush). E ka gojën çorap (dikush) shih e ka gjuhën të gjatë (dikush).
ÇORAPEBËRËS,~I m. sh. ~, ~IT Çorapepunues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORAPEBËRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Çorapepunuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORAPEKÚQ mb. Që ka veshur çorape të kuqe. Pashallarët çorapekuq të pushtetit. Burri çorapekuq e këpucëgrisur. Oligarkët çorapekuq.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORAPEPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që thur çorapë ose që i punon në makinë. Çorapepunues i rrallë. Çorapepunues të zotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORAPEPUNÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që thur çorapë ose që i punon në makinë. - A ka ndonjë çorapepunuese në familjen tuaj? Kam disa çorapepunuese në fshat. ✱ Sin.: çorapebërëse, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇORAPEVÉRDHË mb. Që ka veshur çorape të verdha. Burri çorapeverdhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë