Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇO/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Lloj çekani për të thyer gurë. Çoku i muratorit. Thyej me çok.
2. Trakullore e portës; gjuhëza e këmborës a e ziles, rrumb. Çoku i derës (i portës). Çoku i këmborës (i ziles). Bie çoku. U këput çoku.
3. Shtypësi i havanit. Çoku i havanit. Shtyp arrat (hudhrat, kafenë) me çok.
4. Nyjë në kyçin e eshtrave, që formon një të dalë si gungë. Çoku i dorës (i këmbës). Çoku i gishtit. Çoku i krahut maja e supit. Çoku i bërrylit maja e bërrylit. I bie me çok.
5. Sqep. Çoku i zogut. Çoku i pulës (i gjelit).
6. Gur i rrumbullakët sa një arrë a kokërr e rrumbullakët, që e përdorin fëmijët si kaqol në lojë. Çoku i arrave. Gjuaj me çok. E rroku me çok.
7. Guri i rrumbullakët pa numër në lojën e bilardos, me të cilin goditen gurët e tjerë. Çoku i bilardos. Hedh çokun. Pozicioni i çokut në tryezën e bilardos.
8. Tuni i një vegle prerëse, me të cilën godasim ose thyejmë diçka. Çoku i sëpatës. Çoku i shatit.
9. krahin. Nyjë nga e lidhura e shamisë së kokës të grave. E bëri çok shaminë në majë të kokës.
✱Sin.: çekan, trakullore, çokane, gjuhëz, rrumb, shtypës, nyjë, sqep, tun.
♦ I bie çokut (dikush) shih i bie legenit (dikush). Njëri i bie *kudhrës e tjetri çokut (çekiçit).
ÇÓK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Droçkë, dromcë. I mblodha çoklat me kujdes. Kishin mbetur çoklat në sofër.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇOKËLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Copëtimi a thërrmimi i diçkaje.2. Zhurma që dëgjohet kur çokëlojmë diçka.✱Sin.: copëtim, thërrmim, çikëtim, çaklashitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇOKËL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Copëtohet, thërrmohet. Çokëlohet buka e thatë.2. pës. e ÇOKËLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇOKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Copëtoj, thërrmoj. E çokëloi gurin. Çokëloj bukën për djalin.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇOKËLÚAR (i, e) mb. Që është copëtuar a thërrmuar, që është çokëluar. Bukë e çokëluar.✱Sin.: i copëtuar, i thërrmuar, i çikëtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÓK/ËM (i), ~ME (e) mb. I goditur, i shkalluar. Sillet si i çokëm. Luani si të çokme.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÓKËZ,~AI f., arb. 1. Kërcitje gishtash. 2. Shuplakë e lehtë. ✱Sin.: kërcitje, shuplakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÓKËZ,~AII f. Flokë të mbledhura nga pas si lëmsh. Prifti kishte një çokëz dhe mjekër të vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÓKËZ ndajf. Guraçokthi. Luaj çokëz.✱Sin.: guraçokthi, çokthi, çupëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë