Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇNJOH vep., ~A, ~UR kal., drejt. 1. Mohoj ligjërisht një lidhje ose marrëdhënie, zakonisht familjare; kund. njoh. Çnjoh atësinë. Çnjoh fëmijën.
2. Mohoj ligjërisht një marrëveshje ndërshtetërore ose një shtet. Dekreti i sapombërritur e ka çnjohur emërimin e doktorit. Tetë shtete e kanë çnjohur shtetin më të ri.
3. Shfuqizoj. Fondet shtesë ishin çnjohur.
4. Nuk pranoj të njoh diçka. Unë as nuk njoh e as nuk çnjoh gjërat që ekzistojnë. I çnjeh përpjekjet e mia. Ai e çnjeh atë si kryeministër.
✱ Sin.: mohoj, shfuqizoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë