Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇNJERËZÓR,~E mb. 1. Që është i egër e i pashpirt, mizor, barbar; kund. njerëzor. Sjellje çnjerëzore. Qëndrim çnjerëzor. Tortura çnjerëzore. Krime çnjerëzore. Në mënyrë çnjerëzore.
2. Që është krejt i papërshtatshëm për jetën e njeriut, shumë i keq e i rëndë; jonjerëzor. Kushte çnjerëzore. Trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese. Marrëveshja për emigrantët është çnjerëzore.
✱ Sin.: i egër, i pashpirt, pamëshirshëm, mizor, barbar, jonjerëzor, i papërshtatshëm.
ÇNJERËZÍ,~A f. Mungesë njerëzie; kund. njerëzi. - Si ndodh që dikush bie në çnjerëzi e mizori? Kjo është çnjerëzi e skajshme. Kanë treguar një çnjerëzi ngjethëse.✱ Sin.: egërsi, mi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZÍM,~I m. Veprimi kur çnjerëzoj dikë ose kur çnjerëzohem; kund. njerizim. Çnjerëzimi që i ka sjellë shoqërisë kjo politikë. Pasoja ishte çnjerëzimi i njeriut. Durimi i pafund…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZÍSHT ndajf. Në mënyrë çnjerëzore; mizorisht, barbarisht; kund. njerëzisht. I vrau çnjerëzisht. I shtypi çnjerëzisht. Sillet çnjerëzisht. I trajtojnë viktimat e tyre çnjerëzi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që sillet panjerëzisht; kund. i njerëzishëm. Guxim i çnjerëzishëm. Një luftë e çnjerëzishme. Një akt sulmi i çnjerëzishëm. Një kujtesë e bunkerëve të…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZÍSHËM ndajf. Panjerëzisht; kund. njerëzishëm. Besimin tonë po e keqpërdorni çnjerëzishëm. Ai është ankuar se është dhunuar çnjerëzishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇNJERËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Humbet tiparet e jashtme dhe vetitë e njeriut; shndërrohet në kafshë ose në diçka tjetër; kund. njerizohem. Në përralla n…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të humbasë tiparet e jashtme dhe vetitë e njeriut; e kthej në kafshë ose në diçka tjetër; kund. njerizoj. E çnjerëzonte subjektin. Çnjerëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZÚAR (i, e) mb. Që i ka humbur vetitë njerëzore, që është çnjerëzuar; kund. i njerëzuar. Në gjendje të çnjerëzuar. Qenie të çnjerëzuara. Ka privatizuar shtetin me një pushtet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZÚES,~E mb. Që shkakton humbjen e vetive njerëzore, që çnjerëzon; kund. njerizues. Diktatori çnjerëzues i shqiptarëve. Mos pranoni qëndrimin në kafazin çnjerëzues. Sa më larg…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNJERËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të çnjerëzohet, i çnjerëzuar; kund. i njerëzueshëm. Një roman me qasjen e një jete të çnjerëzueshme. Nga ana e një shumice të shtypur dhe të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë