Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇNDER/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Humbas nderin a emrin e mirë, më njolloset nderi, turpërohem a poshtërohem; kund. nderohem. Mos lejo të çnderohet trashëgimi yt. Nuk do të çnderoheni deri në shekuj të shekujve.
2. pës. e ÇNDERÓJ. Mos i çnderohet vajzëria e vet.
✱ Sin.: njollosem, turpërohem, poshtërohem, përdhunohem.
ÇNDER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Njollos nderin e dikujt, e turpëroj a e poshtëroj dikë; kund. nderoj. Të mos e çnderojnë emrin e tij. Çnderon gjithë familjen. Me këtë ka çnderuar veten. Mohimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vdekurve.
2. Përdhunoj dikë. E çnderoi vajzën. Nuk e çnderon gruan e të afërmit të vet.
✱ Sin.: njollos, turpëroj, poshtëroj, përdhunoj.
ÇNDER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Njollos nderin e dikujt, e turpëroj a e poshtëroj dikë; kund. nderoj. Të mos e çnderojnë emrin e tij. Çnderon gjithë familjen. Me këtë ka çnderuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë