Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇNATYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Veprimi kur çnatyroj diçka ose kur çnatyrohem; denatyrim. Çnatyrimi i alkoolit. Çnatyrimi i drejtpërdrejtë i strukturave të proteinave. Çnatyrimi i enzimave. Çnatyrimi burokratik i universiteteve.
✱ Sin.: shformim, deformim, shëmtim, denatyrim.
ÇNATYRALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Çnatyrëzim; kund. natyralizim. Çnatyralizimi i qytetit. Çnatyralizim i pakuptimtë i atmosferës. Nuk bënë restaurim por një çnatyralizim të monumentit…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATYRALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Çnatyrëzoj; kund. natyralizoj. Interpretimi pragmatist kërkon ta çnatyralizojë sistemin. Përpjekja për ta çnatyralizuar këtë lidhje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇNATYR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III, spec. Humbet vetitë natyrore, ndryshon përbërjen e vet të zakonshme. Çnatyrohet kripa. Enzima çnatyrohet. Kur qumështi zi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. spec. I prish vetitë natyrore diçkaje; ia ndryshoj përbërjen e vet të zakonshme; denatyroj. Çnatyroj alkoolin. Zierja e çnatyron enzimën. I çnaty…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATÝRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I panatyrshëm; kund. i natyrshëm. Sjellje të çnatyrshme. Ai shtet ishte një krijim i çnatyrshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATÝRSHËM ndajf. Në mënyrë të panatyrshme; kund. natyrshëm. Në kushtet e një ideologjie çnatyrshëm rrëgjuese. Sillej çnatyrshëm prej disa ditësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATYRÚAR (i, e) mb. 1. spec. Që ka humbur vetitë natyrore, që ka ndryshuar përbërjen e vet të zakonshme; që është çnatyruar; i denatyruar. Alkool i çnatyruar. Vajra të çnatyruara.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATYRËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET lib. Veprimi kur çnatyrëzoj diçka ose kur çnatyrëzohet; kund. natyrëzim. Pasoja e çnatyrëzimit të shoqërisë. Ishte një çnatyrëzim i plotë.✱ Sin.: prish…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATYRËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., lib. Ia cenoj ose prish diçkaje thelbin a karakterin natyror; kund. natyrëzoj. Rrezikon të çnatyrëzojë realitetin e shërbimeve. Ne e kemi çnatyrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇNATYRËZÚAR (i, e) mb. Që i është prishur thelbi a karakteri natyror, që është çnatyrëzuar; kund. i natyrëzuar. Kripë e çnatyrëzuar. Shishja me alkool të çnatyrëzuar. Që të isha gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë