Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇMPR/ÍHEM jovep., ~ÉHA (u), ~ÉHUR 1. vetv., vet. v. III Humbet mprehtësinë e tehut a të presës, i thyhet tehu a presa; mpihet; kund. mprihem. Çmprihet sëpata (thika). Pas ca prerjesh çmprihet sëpata.
2. vetv., vet. v. III, fig. Humbet mprehtësinë a tendosjen. Gjykimi yt nuk mund të çmprihet. Tehu gazetaresk çmprihet nëse nuk shkon tek ngjarja.
3. vetv., fig. Tërhiqem nga diçka për të cilën isha gati dhe e dëshiroja shumë.
4. pës. e ÇMPRÉH.
✱Sin.: mpihem, topitem, çallatohem, shtendosem, tërhiqem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë