Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇMONT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., tek. 1. Zbërthej në pjesë një makineri a një pajisje etj.; heq nga vendi i vet një mekanizëm, një pajisje etj.; kund. montoj. Çmontoj makinerinë. Çmontoj motorin. Çmontoj një aparat. Çmontoj shinat. Ia del të çmontojë pajisjen apo instalimin e paligjshëm.
2. fig. Zhbëj diçka, hedh poshtë duke nxjerrë thelbin. Shkrimtari i çmontoi klishetë e vjetra poetike. Për ta çmontuar botërisht këtë gënjeshtër. Gazetarja çmonton mashtrimin e kryetarit të bashkisë.
✱Sin.: zbërthej, çinstaloj, heq, zhbëj, shthur.
►ÇMONT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR tek., vet. v. III, pës. e ÇMONTÓJ; kund. montohet. Të çmontohet skela dhe të hiqet ekrani. Kur çmontohet sistemi komunist, çmontohet edhe baza e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë