Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇMJEGULLÚAR (i, e) mb. 1. Që është pastruar nga vesa e formuar prej ajrit të kondensuar te xhamat e dritareve të automjeteve etj.; kund. i mjegulluar. Xham i çmjegulluar.
2. Që është kthjelluar a ndriçuar, që është çmjegulluar. Aspekt i çmjegulluar. Koncepte të çmjegulluara.
✱ Sin.: i kthjelluar, i kthjelltësuar, i qartësuar, i pastruar, i ndriçuar.
ÇMJEGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Heq vesën e formuar prej ajrit të kondensuar te xhamat e dritareve të automjeteve etj.; kund. mjegulloj. Fryrësja i çmjegulloi xhamat. Nuk i çmjegullon dot xhamat nga shiu jashtë.
2. fig. Kthjelloj diçka të turbullt, e ndriçoj. Çmjegullon fjalën. Për të çmjegulluar klimën e trishtë. Kjo nismë e saj ndihmon për të çmjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë.
✱ Sin.: kthjelloj, kthjelltësoj, qartësoj, pastroj, ndriçoj.
ÇMJEGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmjegulloj diçka ose kur çmjegullohet; kund. mjegullim. Çmjegullimi i dritareve. Çmjegullim konceptesh.✱ Sin.: kthjellim, kthjelltësim, qar…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇMJEGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Pastrohet vesa e formuar prej ajrit të kondensuar te xhamat e dritareve të automjeteve etj.; kund. mjegullohet. Dritarja u…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMJEGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Heq vesën e formuar prej ajrit të kondensuar te xhamat e dritareve të automjeteve etj.; kund. mjegulloj. Fryrësja i çmjegulloi xhamat. Nuk i çm…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë