Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇMITIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmitizoj diçka ose kur çmitizohet; çmitologjizim; kund. mitizim. Çmitizimi i së kaluarës. Të përjetojë makthin e çmitizimit të tij. Zhvlerësimi dhe çmitizimi i figurës së këtij përbindëshi.
✱ Sin.: çmitologjizim, çheroizim.
►ÇMITIZ/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e ÇMITIZÓJ; kund. mitizohet. Heroi i legjendës çmitizohet. - Pse nuk çmitizohet komunizmi? Çmitizohen mitet historike e letrar…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMITIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I heq diçkaje karakterin mitik a mitologjik; çmitologjizoj; kund. mitizoj. Ajo ka çmitizuar diferencat gjinore, çmitizim i rëndësishëm për shoqërinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMITIZÚAR (i, e) mb. Që i është hequr karakteri mitik, që çmitizon; i çmitologjizuar; kund. i mitizuar. Ikonë e çmitizuar. Ky je ti i çmitizuar. Figura e çmitizuar e heroit kombëta…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMITIZÚES,~E mb. Që ia heq karakterin mitik diçkaje a dikujt, që çmitizon; çmitologjizues; kund. mitizues. Artist çmitizues. Analistët çmitizues. Një shuplakë e tillë çmitizuese nu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë