Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇMISHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çmishëroj diçka a kur çmishërohem; kund. mishërim. Kjo nënkupton çmishërimin dhe mungesën fizike. Utopia e një çmishërimi digjital të shpirtit.
2. Gjendja kur çmishërohem; kund. mishërim.
✱ Sin.: çmaterializim, çlëndëzim, abstraktim.
►ÇMISHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Humbas karakterin konkret dhe lëndor; kund. mishërohem. Demokracia humbet përfaqësueshmërinë dhe çmishërohet.2. pës. e ÇMISHËRÓJ.✱ Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMISHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., lib. Bëj që diçka të humbasë karakterin konkret dhe lëndor; kund. mishëroj. Digjitalizimi e çmishëron botën. Çmishëroj veten përpara vargut.✱ Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMISHËRÚAR (i, e) mb. 1. Që ka humbur karakterin konkret e lëndor, që është çmishëruar; kund. i mishëruar. Kjo nuk do të thotë se ata bëhen të çmishëruar ose joseksualë. Kthyer në …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë