Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇMBLÍDHEM jovep., ~ÇMBLÓDHA (u), ~ÇMBLÉDHUR 1. vetv., vet. v. III Shtrihet a zgjatet diçka që ka qenë e mbledhur ose e palosur; çmbështillet, zblidhet; kund. mblidhet. Çmblidhet litari (teli). Trupi i mbledhur u çmblodh papritur. Frymëzimi është një top leshi i mbledhur që çmblidhet shpejt dhe lehtësisht.
2. vetv. Heq veshjen a rrobat të mbledhura rreth trupit; kund. mblidhem.
3. vetv. Shpërndahet një grup pasi është mbledhur. Ata mblidhen e çmblidhen ditën e natën. Militantët mblidhen e çmblidhen në sheshet e qyteteve.
4. pës. e ÇMBLEDH.
✱Sin.: çmbështillet, zblidhet, shtrihet, zgjatet, zhvishem, zbulohem, shpërndahen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë