Fjalori
ÇMATERIALIZOJ

ÇMATERIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., filoz. E zhvesh diçka nga vetitë ose natyra e vet lëndore; kund. materializoj. Ngjyrapikturë është një mjet që çmaterializon objektet. Zhvillimi teknologjik çmaterializon shumë faktorëpushtetit duke u përqendruar te komunikimi. Shopenhaueri e çmaterializon muzikën.
Sin.: çlëndëzoj, abstraktoj, çmishëroj.


Rezultate të ngjashme

ÇMATERIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET filoz. Veprimi kur çmaterializoj diçka ose kur çmaterializohet; kund. materializim. Përpjekjet shkencore për të vërtetuar objektivitetin e rreptë të…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ÇMATERIALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III, filoz. Humbet natyrën e vet si materie; pushon së pasuri trajtë lëndore ose humbet bazën e vet materiale; kund. material…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇMATERIALIZÚAR (i, e) mb., filoz. Që ka humbur vetitë ose natyrën e vet lëndore; që është çmaterializuar; kund i materializuar. Letër e çmaterializuar me vlerë. Strategji të forta …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.