Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇMAT (ÇMAS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E mat diçka disa herë derisa të bindem për përpikërinë. E mata dhe e çmata mirë basmën e blerë. Mat e çmat e rrëno shtëpi e ndërtesa.
2. Endem poshtë e përpjetë në rrugë pa ndonjë punë. Matin e çmatin bulevardin. Ata mat e çmat në qytet e u bënë vonë e nuk mundën të niseshin.
3. fig. E peshoj mirë në mendje diçka, e shoshit. E mati dhe e çmati atë punë disa herë.
►ÇMÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. E peshoj mirë diçka para se ta bëj, matem mirë para se të veproj për diçka. U mat e u çmat, pastaj i foli. Matet e çmatet se si t’ia bëjë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMATERIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET filoz. Veprimi kur çmaterializoj diçka ose kur çmaterializohet; kund. materializim. Përpjekjet shkencore për të vërtetuar objektivitetin e rreptë të…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇMATERIALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III, filoz. Humbet natyrën e vet si materie; pushon së pasuri trajtë lëndore ose humbet bazën e vet materiale; kund. material…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMATERIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., filoz. E zhvesh diçka nga vetitë ose natyra e vet lëndore; kund. materializoj. Ngjyra në pikturë është një mjet që çmaterializon objektet. Zhv…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMATERIALIZÚAR (i, e) mb., filoz. Që ka humbur vetitë ose natyrën e vet lëndore; që është çmaterializuar; kund i materializuar. Letër e çmaterializuar me vlerë. Strategji të forta …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmat diçka ose kur çmatem. Do matje e çmatje deri te vendimi. Merreshin si matje e çmatje përgatitore. Në këtë fazë të zhvillimeve njerëzore j…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë