Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇMAGNETIZÚAR (i, e) mb. Që ka humbur vetitë magnetike; kund. i magnetizuar. Ata mund të magnetizojnë sërish një magnet të çmagnetizuar. Rotorët e çmagnetizuar magnetizohen sipas një radhe të caktuar pune.
ÇMAGNETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., tek. I heq magnetizimin, bëj që të mos ketë më veti magnetike; kund. magnetizoj. Çmagnetizoj çelikun. Për të çmagnetizuar një magnet. Një magnet hekuri tenton ta çmagnetizojë veten me anë të fushës së vet magnetike.
ÇMAGNETIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Veprimi kur çmagnetizoj diçka ose kur çmagnetizohet; kund. magnetizim. Çmagnetizimi i çelikut (i hekurit). Lakorja e çmagnetizimit. Çmagnetizimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇMAGNETIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR tek. 1. vetv., vet. v. III Humbet magnetizimin, i hiqen vetitë magnetike; kund. magnetizohet. Çmagnetizohet çeliku (elektromagneti). Ato janë …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMAGNETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., tek. I heq magnetizimin, bëj që të mos ketë më veti magnetike; kund. magnetizoj. Çmagnetizoj çelikun. Për të çmagnetizuar një magnet. Një magnet…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMAGNETIZÚES,~E mb., fiz. Që heq vetitë magnetike; kund. magnetizues. Aparate çmagnetizuese për shirita magnetikë. Rritja e rrymës së ngarkesës forcon efektin çmagnetizues të reaks…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë