Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇMËRS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj shtufi gëlqeror; gur i lehtë gëlqeror me vrima të vogla që përdoret si lëndë ndërtimi. Gur (shkëmb) çmërsi. Shtresë çmërsi. Mur me çmërs. Lëviznin gurët e rëndë, dhe çmërsi, dhe balta.
2. Shtresë e ngurtë që lë uji në faqet e një ene kur zien, bigorr. Çmërsi i kazanit (i ibrikut). Shtresë çmërsi. Lëshon çmërs. Zë çmërs. Heq çmërsin.
3. Cipë e ngurtë që zënë dhëmbët në rrëzë nga kripërat gëlqerore; gurth. Çmërsi i dhëmbëve. Zënë çmërs dhëmbët.
4. Myshk; shtresë nga kalbëzimi i myshkut. Çmërsi i thatë. Çmërs guri. Ujë me çmërs. Ka zënë trungu çmërs.
5. krahin. Qelbi i një plage. I zuri plaga çmërs.
✱Sin.: shtuf, bigorr, gurth, myshk, qelb.
ÇMËRSTË (i, e) mb. 1. Që është prej çmërsi; që është ndërtuar me çmërs. Shtresë e çmërstë. Breg i çmërstë. Mur i çmërstë. 2. Që është veshur a është mbuluar me myshk. Zgërbonjë e ç…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMËRZÍT (ÇMËRZÍS) vep., ~A, ~UR kal. I heq mërzinë dikujt; kund. mërzit. E çmërziti një copë herë. Një lojë e thjeshtë për të çmërzitur artistin. Ai i kishte çmërzitur me këngët e …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇMËRZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR Më del mërzia; kund. mërzitem. U çmërzitën bashkë. U çmërzita duke pikturuar.✱Sin.: çlodhem, qetësohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMËRZÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur çmërzit dikë ose kur çmërzitem; kund. mërzitje. Llambadarët derdhnin pluhur ari mbi çmërzitjen e tij. Piktura e nxiste çmërz…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇMËRZÍTUR (i, e) mb. Që është çmërzitur, që është qetësuar; kund. i mërzitur. Shkoi e çmërzitur dhe e lehtësuar. Jam i çmërzitur prej kësaj që lexova.✱Sin.: i çlodhur, i qetësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë