Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇLÍRËT (i, e) mb. 1. Që është lidhur jo shtrënguar; që nuk puthitet shumë pas trupit. Rrip i çlirët. Lidhje e çlirët. Rroba të çlirëta. Fije të çlirëta.
2. Që është i lirshëm; që bëhet lirisht. Muskul i çlirët. Hap i çlirët. Lëvizje të çlirëta. I lë krahët të çlirët.
3. fig. Që sillet a vepron në mënyrë të natyrshme; i shpenguar. Njeri i çlirët. Bisedë e çlirët. Gaz i çlirët. Në mënyrë të çlirët.
✱Sin.: i lirshëm, i shpenguar, i pashtrënguar, i paputhitur.
ÇLÍRËT ndajf. 1. Jo shumë shtrënguar; jo ngushtë; lirshëm. E lidh çlirët. E mban çlirët shaminë në kokë. E mbështjell çlirët rreth qafës. I rrinë rrobat çlirët.
2. Duke qenë lëshuar lirshëm dhe jo i tendosur; lirisht. I mban muskujt çlirët. Ecën çlirët. I zgjat krahët çlirët.
3. fig. Në mënyrë të natyrshme; shpenguar. Rri çlirët. Sillem çlirët. Flas çlirët. Bisedonte çlirët.
✱Sin.: lirshëm, lirisht, natyrshëm, shpenguar, çlirshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë