Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇLËVOZHGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çlëvozhgoj diçka ose kur çlëvozhgohet; lëvozhgim. Çlëvozhgimi i bajameve. Çlëvozhgimi i frutave të thata.
✱Sin.: lëvozhgim, zhveshje, zhvoshkje.
►ÇLËVOZHG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I hiqet lëvozhga diçkaje; lëvozhget. Çlëvozhgohet fara e pjeshkës çahje. 2. pës. e ÇLËVOZHGÓHET.✱Sin.: lëvozhget, zhvishe…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇLËVOZHG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR I heq lëvozhgën diçkaje; lëvozhg. Çlëvozhgoj bajamet. Po çlëvozhgoj kikirikët. ✱Sin.: lëvozhg, zhvesh, zhvoshk.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇLËVOZHGÚAR (i, e) mb. Që i është hequr lëvozhga, që është çlëvozhguar. Bërthamë e çlëvozhguar. Kikirik i çlëvozhguar. ✱Sin.: i lëvozhgur, i zhveshur, i zhvoshkur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë