Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇJERR vep., ÇÓRA, ÇJÉRRË kal. 1. I heq rripa a copa duke e kapur në diçka të mprehtë ose duke e tërhequr fort; gris; shqyej. Çjerr rrobat. Çjerr me thikë. E çori në gozhdë. I ka çjerrë nëpër ferra.
2. E ndaj më dysh a në copa duke e tërhequr fort nga anët me një lëvizje të menjëhershme një rrobë, një letër etj.; gris. Çjerr një letër (një fletë). Çjerr këmishën (pantallonat).
3. Çaj lëkurën e trupit me thonj a me diçka të mprehtë, gërvisht thellë lëkurën për së gjati. Çjerr dorën (fytyrën). E çori me thonj. E çori macja.
4. fig. Hedh poshtë një marrëveshje, e prish; gris. Çjerr traktatin.
5. fig. I shkaktoj një dhembje therëse, e shpoj, e gërvisht. Të çjerr veshët. Të çjerr barkun. Sikur më çjerr nga brenda. Të çjerr zemrën të copëton zemrën, të pikëllon.
6. euf. Tredh. Çjerr cjapin (dashin, mëzatin). Çjerr kalin.
7. krahin. Shpoj një enë. Çjerr ibrikun (kusinë).
8. jokal. Ndiej një dhembje therëse sikur më shpon diçka. Më çjerr barku.
✱Sin.: gris, shqyej, ndaj, çaj, heq, shpoj, gërvisht, prish, copëtoj, tredh.
♦ E çjerr ku s’arnohet (diçka) e dëmton a e prish një punë sa nuk mund të ndreqet më. Më çori *barkun (dikush a diçka). Ia çori *cipën (dikujt) keq. Çjerr (shkul) *faqet (dikush). Ia çjerr (ia heq, ia gris) *maskën (dikujt) keq. Më çori *veshët (dikush). Çora *zërin (për diçka).
ÇJERRAMÁN,~E mb. Që nuk ka kujdes për mënyrën se si vishet, që vishet me rroba të çjerra. Ishte shtrirë në trotuar një plak çjerraman.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇJÉRRAS ndajf. Në mënyrë të çjerrë, duke u çjerrë. Ai thërriti çjerras.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇJÉRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çjerr diçka ose kur çirrem. Çjerrja e rrobave. Çjerrja e letrave. Çjerrja e duarve (e faqeve). Çjerrja e traktatit. Çjerrja e cjapit (e dashi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇJÉRRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT E hapur tek diçka që është krisur, është shqyer ose është çarë; e çjerrë. Çjerrmat e rrobave. Çjerrmat e murit.✱Sin.: e çjerrë, e hapur, e shqyer, e çarë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇJÉRRË (i, e) mb. 1. Që është çjerrë; i grisur; i shqyer. Këmishë e çjerrë. Me rroba të çjerra. Letër e çjerrë. 2. Që është gërvishtur thellë për së gjati. Me fytyrë të çjerrë. Me …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇJÉRR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. E çarë e ngushtë për së gjati e tejpërtej në një rrobë të grisur a të shqyer. E çjerrë e gjatë (e madhe). I kishte rrobat gjithë të çjerra. 2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇJÉRRËS,~E mb. Që tingëllon i fortë e therës, që të shpon veshët; që çjerr. Britmë (klithmë, ulërimë) çjerrëse. U dëgjua përsëri gërvima çjerrëse e radios. Zëri qe kaq çjerrës dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë