Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇIP,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Skaj, qoshe; cep; bisht. Çipi i tryezës. Çipi i syrit. Çipat e mustaqeve (e buzëve). Çipi i mëngës. Çipi i arkës. Çipi i rrugës. Çipi i oborrit. Ulem (rri) në çip. Lidh çipat e shamisë. Do ta kisha gjetur në një çip të shpirtit tim.
2. Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur, cep. Në një çip të fshatit. Në tërë çipat e botës. Në çdo çip të vendit. Fluturon nga një çip i botës në një tjetër.
3. gjeogr., bised. Rrip toke i vogël që hyn në det, kep. Çipi i Lerës.
4. Të kthyer pak përpjetë e me majë të hollë. E ka hundën çip.
✱Sin.: skaj, qoshe, cep, bisht, kep, anë, kënd.
♦ Çip më çip. 1. Në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin; cep më cep; kënd më kënd. 2. Plot e përplot; cip më cip; buzë më buzë; degë më degë. I ngriti veshët çip (dikush) shih i ngriti (i bëri) veshët bigë (dikush). Shtroj çipat zhduk mosmarrëveshjet me dikë.
ÇIPÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qen gjahu. Mora çiparin me vete. Lehjet e çiparit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIPIDÚK ndajf. Duke luajtur me shkopinj një lojë barinjsh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIPKÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pjesë e mitanit prej bërrylit e deri në nënsqetull.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIPÓS vep., ~A, ~UR kal. I bëj veshët çip; çipëroj. ✱Sin.: çipëroj, curroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIPÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap me veshë të shkurtër. Ai çiposhi nuk duket aq i madh. Ikën nga tufa shpesh çiposhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Kapule gruri në lëmë. Mblodhi çipat. Lëmë më çipa. ✱Sin.: kapë, kapule.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍP/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Dhi curre.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Dele ose dhi me gjinj të vegjël e me pak qumësht. Mori pak qumësht nga çipra. Kishte ca çipra në tufë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍP/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT Karthje. Mblodha ca çiprra. Nuk mbahet zjarri vetëm me çiprra.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍPËS mb. 1. Që e ka kokrrën të gjatë e me majë të ngushtë (për një lloj fiku). Fik çipës.2. si em. Fik që e ka kokrrën të gjatë e me majë të ngushtë. Çipësi ishte i ëmbël. Ka një …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë