Fjalori
ÇINTOKSIKOHEM

ÇINTOKSIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pastrohem nga toksinat; kund. intoksikohem. Sa më e hidhur bima, aq më mirë çintoksikohet mëlçia. Shkrimtari ka nevojë të çintoksikohet moralisht.
2. pës. e ÇINTOKSIKÓJ. Organizmi çintoksikohet edhe nga ndërprerja e menjëhershme e drogës.
Sin.: pastrohem, çhelmohem.


Rezultate të ngjashme

ÇINTOKSIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çintoksikoj diçka ose çintoksikohem; detoksifikim; kund. intoksikim. Çintoksikimi nga substancat narkotike. Çintoksikimi i organizmit në p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇINTOKSIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pastroj trupin ose ndonjë organ nga toksinat; kund. intoksikoj. Çintoksikoj aparatin tretës. Çintoksikoj mëlçinë. Do të çintoksikoj organizmin me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇINTOKSIKÚAR (i, e) mb. Që është i pastruar nga toksina, që është çintoksikuar; kund. i intoksikuar. Tashmë ajo është e çintoksikuar dhe e pastër. Mushkëri të çintoksikuara. Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.