Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇINTERESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë vëmendjeje dhe interesi për dikë a për diçka; kund. interesim. Çinteresim i madh. Çinteresim i plotë. Çinteresim në rritje për çështjet evropiane.
2. Qëndrim i ftohtë ndaj dikujt a diçkaje etj. Çinteresim për t’u shoqëruar. Mjete çinteresimi. Këtë e tregon edhe çinteresimi i tyre për raportet emocionale.
✱Sin.: mosinteresim, indiferencë, mospërfillje.
ÇINTERES/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Humbas vëmendjen e kujdesin për dikë a për diçka, nuk shfaq më interes për dikë a diçka etj.; kund. interesohem. Çinteresohem për punën. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇINTERESÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk ka ose nuk shfaq më vëmendje e kujdes për dikë a për diçka, që nuk i intereson më; kund. i interesuar. Tregohej i çinteresuar për këtë çështje. Sil…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë