Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇILIMILLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. vet. nj. Vetia e dikujt që është i papjekur. E bën nga çilimillëku. Nga çilimillëku i tij e pësojnë edhe të tjerë.
2. keq. Sjellje ose veprim prej të papjekuri; kalamallëk. Një çilimillëk fetar. Më pas vuajmë për çilimillëkun që kemi bërë. Bën çilimillëqe.
✱Sin.: kalamallëk, axhamillëk.
ÇILIMÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. 1. Fëmijë i vogël, kalama. Lodra çiliminjsh. Punë çiliminjsh. Bën si çilimi. 2. fig. Një i rritur që sillet a duket si fëmijë. Nuk i bëjnë përsht…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇILIMÍK ndajf. Duke luajtur me shkop dhe cingël; shkopacingëlthi. Luaj çilimik.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇILIMÍNGA ndajf. Duke luajtur si çiliminjtë. Luajnë çiliminga.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇILIMÍSHT ndajf. Në mënyrë fëminore, duke u sjellë në mënyrë të papjekur. Gjenerali nuk duhet të vlerësohet çilimisht, por me fakte. U soll çilimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë