Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇIL,~E mb. 1. Që i ka qimet ose leshin të hirtë; i përhimë. Kalë çil. Pelë çile. Dhi çile.
2. Që i janë zbardhur flokët; i thinjur. Burrë çil. Plakë çile. Mjekër çile. I ka flokët çil.
3. Që është bërë prej leshi të hirtë; që ka ngjyrë të hirtë. Gunë çile. Poturet i ishin bërë çile.
✱Sin.: i përhimë, i hirtë, i thinjur, çilak, çilash.
ÇILÁK,~E mb. Çil. Dhi (dele) çilake. Kalë (cjap) çilak. Burrë çilak. Grua çilake.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇILÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Thinjosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍL/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Njeri a kafshë femër me qime të përhime. Jep shumë qumësht çilja. U martua me një çile.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍL/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Gunë në ngjyrë të hirtë me lesh dhie. Çilja e bariut. Heq çilen. Shtroj çilen. 2. kryes. sh. Thinjë. Plak me çile. I kanë dalë çilet.✱Sin.: gunë, thin…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍL/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Shkul penjsh. Çile peri. Një çile li (pambuk).
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍL/E,~JAIV f. sh. ~E, ~ET krahin. Mundim, brengë. E ka pas çile. Jam duke kaluar një çile që s’e tregoj dot.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇILÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Fragaria vesca) Luleshtrydhe, dredhëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇILÉK mb. 1. Rrush çilek (lat. Vitis labrusca) lloj rrushi i zi me aromë, tuli i të cilit është i ëmbël dhe lëvorja pak e thartë.2. si em. Rrush i zi me aromë. Verë nga çileku. Kra…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇILL,~I m. sh. ~A, ~AT Burrë çubardh. ✱Sin.: çubardh, balash, bardhosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍLË (i, e) mb. I përhimë, i hirtë; i thinjur. Gunë e çilë. Flokë të çilë në majë të kokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë