Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇIKI vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek lehtë; takoj, cek. Çik krahun. Çik flokët. E çiku në sup. Sa e çika me gisht. E çiku padashur.
2. fig. Përmend ose trajtoj shkurt diçka, cek. Çik një çështje.
3. Ngacmoj me fjalë dikë. E çikën fëmijët.
4. jokal. Prek a takon lehtë në diçka. Çiku në tokë. Çiku në fund të detit.
✱Sin.: cek, takoj, ngacmoj, prek.
CIK,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Buza a ana e sipërme e një ene ose të diçkaje tjetër, buza. Cik me cik buzë me buzë, plot.
2. fig. Koha a periudha kur diçka ka arritur zhvillim të plotë, gjendja kur diçka është në kulmin e vet, vlugu. Ciku i dimrit (i verës). Në cik të vapës. Në cik të rinisë. Në cik të pemëve.
✱Sin.: buzë, vlug, valë.
ÇIKURÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gjëra fare të vogla. Në faturë ishin edhe disa çikurina të tjera. E kishte mbushur raftin me çikurina.✱Sin.: vogëlsirë, çikërrimë, cikërrimë, çikëlimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIKÚAR (i, e) mb. I stërpikur. Këmishë e çikuar. Pantallona të çikuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIKÚL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rreth me thupra shelgu që mbathen në këmbë për të ecur mbi dëborë. Një bjeshkatar ka gjithnjë çikulë në shtëpi. Mori çikulët dhe u nis.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë