Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇIKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndaj diçka të ngurtë në copa të vogla, bëj çika-çika; grij. Çikëloj letrën. Çikëloj mishin. E çikëloj me hanxhar.
2. Spërkat me pika uji, stërpik. E çikëloj me ujë. I çikëloi rrobat.
3. E ndot me pika balte ose të një lënde tjetër. E çikëloi me baltë. E çikëloi murin.
4. krahin. Ndez zjarrin me degë të holla a me shkarpa. Çikëloj zjarrin.
5. jokal., vet. v. III Pikon nga pak; gjerbon. Çikëlon çatia.
6. jokal., vet. v. III Bie me pika shumë të vogla, cirkon, çik (zakonisht për shiun). Çikëlon shi.
✱Sin.: grij, stërpik, ndot, pikon, gjerbon, cirkon, çik, çikëtoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë