Fjalori
ÇIKË

ÇÍK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogëlkëputet ose që del kur thyhet, copëtohet a grihet diçka; grimë. Çika buke (mishi). Çika letre. Çika balte.
2. Një sasi fare e vogël nga diçka, një pakicë, fare pak; një grimë. Ha një çikë bukë. Piu një çikë ujë. Do edhe një çikë kripë. Mblodhi (mori) vetëm ca çika. Ia dha edhe ato çikakishte. I tha ato çikadimë. Asnjë çikë aspak; fare. Çikë e nga një çikë pak nga pak.
3. Pjesë kohe shumë e shkurtër. Një çikë here. Pas një çike. Prit një çikë. Për një çikë për pak, gati sa, për një fije, pothuaj. - Prit një çikë! prit pak!
4. Pikë e vogël ujibie nga çatia. Çikat e shiut. Pikojnë çikat.
5. Vendiçati ku pikon shiu; buza e çatisë jashtë murit ku gjerbon; strehë; gjerbë. Çikat e shtëpisë. Çika e mullirit. Zë çikat. Hyj (futem) nën çikë.
6. Pikë a pullë shumë e vogël me ngjyrë tjetër në një sipërfaqe, në trup ose në lëkurë; njollë e vogël. Çikazeza (të hirta). Çikat e fytyrës. Gjarpër me çika. I ka rrobat me çika. E bëj me çika e stërpik.
7. Pika e syrit; lulëz. Çika e syrit. Nuk i duket çika.
8. Shkëndijë, xixë. Çika zjarri. Çikat e urorit. Lëshon çika.
9. zool. Xixëllonjë. Çikat e natës. Dolën çikat.
10. fig. Pjesa më e zgjedhur dhe më e mirë e diçkaje, balli, lulja. Çika e trimërisë.
11. si mb., fig. është shumë i mirë, që i ka të rrallë shokët. Atë çikë vëlla. Atë çikë djalë.
12. vet. sh., krahin. Degëvogla e copathata druripërdoren për të ndezur zjarrin, shkarpa. Mbledh çika. Na sill ca çika. E ndez zjarrin me çika.
13. si mb., fig., mospërf. Përdoret pranë një emri për të treguar se diçka është e vogël, e parëndësishme. Ajo çikë letërsie. Atë çikë gruakishte.
Sin.: grimë, pikë, strehë, gjerbë, njollë, pullë, lulëz, shkëndijë, xixë, xixëllonjë, shkarpa, balli, lulja.
E bëri *copë (copë e çikë, thërrime, copë e thërrime) (dikë a diçka). *Burrë me çika. *Copë e çikë (copë e gojë, copë e trokë). Çikë e thërrime shih copë e çikë (copë e gojë, copë e trokë). I doli çika (diçkaje) krahin. Shih dolishesh (diçka). Jep çikë (dikush a diçka) nisdalë, duket; zë e shfaqet, buthton; përshenjet. I dha çikë (dikujt) e shtyu, e nxiti për diçka, e shpoi; i ngjalli një dëshirëfortë për diçka; e bërishqetësohet për diçka; i futi (i shtiu) mizat; ia ngriti mendjen; i futi (i shtiu) xixat. Çikën e pikën gjithçka, çdo gjë. Pa çikë e pa nishan pa lënë asnjë gjurmë, pa nam e pa nishan. I lëshojnë (i nxjerrin) sytë çika (*shkëndija, xixa) (dikujt).

ÇIKË

ÇÍK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Vajzë, çupë. Çikë e vogël. Djem e çika. Çikat e malësisë. Ka tri çika. E ndali çikën e vogël për vete e dy çikat e mëdha ia ktheu babës së vet.

Sin.: vajzë, cucë, çupë, gocë, vashë.

ÇIKË

ÇÍK/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Phylloscopus collybita) Zog i vogël shtegtar me pupla ngjyrë ulliripjesën e sipërme dhebardhemepjesën e poshtme. Çikë e vogël (lat. Regulus regulus) Zog i vogël me kaçulverdhë dhe me dy rripabardhë e të hollëkrahë.

CIKË

CÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Anthus campestris) Zog pak më i madh se trumcaku, që rron nëpër ara, me pendët e krahëvepërhime në të verdhë e me pikamurrme.
Sin.: cëqeza, cëqja, ciklla, ciqja, drenja e fushës.


Rezultate të ngjashme

ÇÍK/ËL,~LAI f. kryes. sh. ~LA, ~LAT 1. Copë shumë e vogël e diçkaje të ngurtë që është thyer, copëtuar ose grirë, çikë e vogël; cifël. Çikla dheu. Çikla guri. Çikla letre. Çikla mi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍK/ËL,~LAII f. sh. ~LA, ~LAT Bice (në lojën e doçes). - Luajmë çikla?

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍK/ËL,~LAIII f. sh. ~LA, ~LAT bot. Barishte e vendeve të thata e shkëmbore me kërcellin të mbuluar me gjethe e me lule të verdha.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍKËL ndajf. Krejt vetëm. Ka mbetur çikël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍK/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT bot. (lat. Onosma) Bimë barishtore njëvjeçare e zonës së Mesdheut me kërcell e gjethe me push, që bën lule të vogla në ngjyra të ndryshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇIKËNÍ,~A f. 1. Gjithë çikat, grupi i çikave të një vendi. Mos u përziej me çikëni, se je ende i ri. Ishin mbledhur çikënia për festë. 2. Periudha e beqarisë së vajzës; vajzëri, çu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍKËT (i, e) mb. Që është shumë i vogël; që vjen i imët, i paktë. Njeri i çikët. Me fytyrë të çikët. Vinte si i çikët në trup. Sin.: i vogël, i imët, i paktë, imcak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍKËZ,~AI f. Pikë e bardhë në sy; lulëz. I ka rënë çikëza. Ia vret syrin çikëza.Sin.: lulëz, çikë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍKËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT Rrjetë e vogël peshkimi me dy shkopinj anash ose me dy kularë, që ngrihet me një dru të gjatë dhe që përdoret zakonisht për të gjuajtur në vende të ngusht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÍKËZ,~AIII f., zvog., si ndajf. Një çikë; pakëz. Po ju kërkoj një çikëz ndryshim. Do të ngrihesh mbase një çikëz e të bësh karrierë. Shtyhu një çikëz.Sin.: çikë, pakëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.