Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇIFTËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Çiftim. Çiftëzimi i qeve. Nuk është çiftëzim i rastësishëm. Këtu ka ndodhur tashmë çiftëzimi që ripërtërin jetën.
2. Kombinim, ndërthurje. Gjithçka që hamë e pimë i kanë çiftëzimet e përshtatshme.
ÇÍFTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Dy kurora, dredhëza a dy pika ku hapen rrënjët në flokët e një njeriu ose në qimet e kokës së një kafshe. Çiftëza e flokëve. Çiftëza e kalit. E ka djalin m…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇIFTËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Çiftohem. Lepuri mund të çiftëzohet prapë. - Cilat janë shenjat që tregojnë se një qen do të çiftëzohet? Edhe dhelprat janë kafshë që çift…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Çiftoj. Çiftëzoj krahët e punës. Çiftëzoj lopën. Studiuesit kanë në plan të çiftëzojnë 27 panda femra.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTËZÚAR (i, e) mb. I çiftuar. Dem i çiftëzuar. Mace e çiftëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTËZÚES,~E mb. Që çifton dy persona a kafshë. Procesi çiftëzues. Dem çiftëzues.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të çiftohet. Pas afsheve të para macja bëhet e çiftëzueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë