Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇIFT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri që merren së bashku ose numërohen si një njësi; dyshe; kund. tek. Një çift valltarësh. Një çift lojtarësh (sportistësh). Një çift kuajsh (qesh). Një çift shtyllash. Çifte gjethesh. Çift forcash. fiz. I ndaj në çifte.
2. Dhëndri me nusen ose i fejuari dhe e fejuara së bashku, dy veta në një lidhje intime. Çift i ri (i bukur). Çift i zgjedhur. Çifte të rinjsh. Uroj çiftin. Janë një çift. Dhoma e çiftit bashkëshortor. Marrëdhënie në çift. E bëj çift. bised. e martoj. Të trashëgohet çifti! ur.
3. Dy persona në një marrëdhënie të përkohshme pune ose ndonjë veprimtari tjetër. Punë në çift. Lojë në çift. Ndajeni klasën në çifte.
4. Një burrë e një grua ose dy veta që vallëzojnë së bashku. Vallëzojnë çiftet. U ndanë në çifte. Valle në çift. Një çift valltarësh.
5. Mashkulli dhe femra që jetojnë bashkë për t’u shumëzuar (për kafshët). Një çift pëllumbash. Një çift lepujsh.
6. vet. sh. Dy pafta prej metali të bashkuara në një bosht që mbërthehen në anë të kanateve të dyerve, të dritareve etj. për t’u rrotulluar kur hapen e mbyllen; menteshë. Çiftet e derës. Çiftet e dritares. Vajos çiftet.
♦ S’i gjendet çifti (dikujt) nuk ka tjetër si ai, nuk ka shok që t’i ngjajë (zakonisht për të mirë); nuk i gjendet shoku; nuk e ka shokun.
✱Sin.: dyshe, palë, menteshë.
ÇIFT ndajf. 1. Nga dy, për dy; në grupe dy e nga dy. Çift e çift. Shkojnë çift. Ecin çift. Rrinë çift.
2. krahin. Njësoj; baras. E bëj çift me diçka tjetër. E lë çift lojën (garën).
✱Sin.: çiftas, çiftazi, njësoj, baras.
♦ I bëjnë sytë çift a tek (tek a çift) (dikujt) keq. 1. Nuk sheh mirë nga lodhja a pagjumësia etj., i lotojnë sytë. 2. Është çakërr; sheh vëngër; shikon nga qofkat (dikush) iron.; një nga krushka, një nga mushka iron. I bëri këmbët çift (dikush) mospërf. vdiq; ngordhi; i bëri këmbët baras; i ngriti (i bëri) këmbët bigë; i ndeu (i ngriti) këmbët; ra me këmbë nga dielli; i mblodhi këmbët; iu mblodhën këmbët (dikujt). I bëri veshët çift (dikush) shih i ngriti (i bëri) veshët bigë (dikush). Shtie *tek a çift.
ÇIFT,~E mb. 1. Që përbëhet nga dy pjesë, që i ka të vendosura pjesët dy e nga dy. Portë çifte. Bërthamë çifte. Organet çifte. Pendë çifte. Gjethe çifte.
2. mat. Që plotpjesëtohet me numrin dy; kund. tek. Numër çift. Janë çift. I bëj çift.
3. Që shënohet me numrin dy ose me një shumëfish të tij; kund. tek. Dhomat çifte.
ÇIFTÁR,~E mb. 1. Binjak. Djem çiftarë. Motra çiftare. Vëllezër çiftarë. 2. Që rri me femrën për ta mbarsur (për kafshët). Ujk çiftar.3. Që lidhet me një çift. Bashkimi çiftar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Binjak. Është çiftari tjetër. Janë çiftarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Binjake.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍFTAS ndajf. Çift. Çiftas e çiftas. Rrinin çiftas. Këndonin çiftas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍFTAZI ndajf. Çiftas. Kërcenin çiftazi. Luanin çiftazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍFT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Armë gjahu me dy tyta. Tytat e çiftes. Saçma (barut) për çifte. Leje për çifte. Mbush çiften. Shtie (gjuaj) me çifte. 2. Pincë a mashë e vogël me dy ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çiftoj dy njerëz e kafshë ose kur çiftohem. Çiftimi i qeve të parmendës. Çiftimi i bagëtive. Çiftimi i lopëve. Bëj çiftimin. Ajo mbahej si e zo…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë bashkë dy e nga dy ose i lidh në çifte; i bëj çift. Çiftoj një pendë qe. Çiftoj krahët e punës. Çiftoj dy vegla. Përpara se të çiftonte vajzat…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇIFTÓS vep., ~A, ~UR kal., iron. I vë bashkë dy e nga dy; çiftoj. Çiftosi ata se po vonohen shumë.✱Sin.: çiftoj, çiftëzoj, ndërzej.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÍFTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Dy kurora, dredhëza a dy pika ku hapen rrënjët në flokët e një njeriu ose në qimet e kokës së një kafshe. Çiftëza e flokëve. Çiftëza e kalit. E ka djalin m…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë