Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇHUMANIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur çhumanizoj dikë ose kur çhumanizohem; dehumanizim. Avokatët e të drejtave të njeriut kanë dënuar çhumanizimin e robërve. Mediat që shkaktojnë çhumanizimin e përdoruesve.
2. Gjendja kur çhumanizoj dikë ose kur çhumanizohem. Nuk duhet të trembemi nga një çhumanizim i shoqërisë të reduktuar në vetëm llogaritje.
►ÇHUMANIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Humbet, zhvishet nga vetitë njerëzore; dehumanizohem. - Pse shpirti i njeriut çhumanizohet? Jeta në atë qytet do të çhumanizohe…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇHUMANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. Bëj që të humbasë cilësitë njerëzore; dehumanizoj. Ajo vërejti se varfëria e çhumanizon dikë. Çhumanizon marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇHUMANIZÚAR (i, e) mb. Që ka humbur cilësitë njerëzore; i dehumanizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë