Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇHELM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I nxjerr helmin, e pastroj trupin nga lëndë të helmëta; kund. helmoj. Tre mënyra natyrale për të çhelmuar mëlçinë e dhjamosur. Është koha ideale për të çhelmuar trupin nga toksinat.
2. Shëroj një të helmuar.
3. Neutralizoj helmin, e bëj që të mos ketë më veti helmuese. E çhelmoi bombolën.
✱Sin.: pastroj, shëroj, çintoksikoj, neutralizoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë