Fjalori
ÇERDHE

ÇÉRDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vend që e bëjnë zogjtë dhe disa kandrra për të çelur vezët, për të rriturvegjlit e për t’u mbrojtur; vrimëtokëbëjnë disa kafshëvogla; fole. Çerdhe zogjsh. Çerdhe dallëndyshesh (harabelash). Çerdhe grerëzash. Çerdhe minjsh. Çerdhe mushkonjash pellg me ujë ku rriten me shumicë mushkonjat. Çerdhe me thupra (me baltë, me kashtë). Bën (ngre, ndërton) çerdhen. Zë çerdhen. Ndër malet tona shkaba ka çerdhen.
2. përmb. vegjlit e një kafshekanë lindur dherritenbashku. Çerdhja e gicave. Çerdhja e koteleve.
3. fig. Banesa a vatra familjare. Çerdhja familjare. Ngre (krijoj) çerdhen. I prish çerdhen e familjes.
4. Institucion për rritjen dhe edukimin e fëmijëve derimoshën tre vjeç. Çerdhe ditore. Çerdhe stinore. Fëmijët e çerdhes. Edukatoret e çerdhes. Çojçerdhe. Marr nga çerdhja.
5. fig. Vendi ku rriten dhe edukohen njerëzit për një veprimtaricaktuar; keq. vend ku përgatiten një grup njerëzish për një veprimtaricaktuar. Çerdhe e gjallë (e zjarrtë). Çerdhe lirie. Çerdhe hajdutësh (kusarësh). Çerdhe të korruptuarish. Duke e quajtur banesën e mësuesitvjetër si çerdhepropagandës armiqësore.
6. usht. Llogore nga e cila bën zjarr një grup luftëtarësh ose një armë e lehtë. Çerdhe zjarri. Çerdhe pushkatarësh. Çerdhe mitralozi. Zë çerdhen. Shkatërroj një çerdhe.
7. gjuh. Grupi i fjalëvejanë formuar nga një rrënjë e përbashkët. Çerdhe fjalësh. Fjalor me çerdhe.
8. si ndajf. Shumë, plot. Qenkan çerdhe. - A e di sa erdhën?- Çerdhe.
Sin.: fole, banesë, llogore.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.